Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në Ditën e Çlirimit të Kosovës ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Hoti u shpreh se kjo ditë është më e veçanta ndër ditët e qershorit.

”Sot bashkë me kabinetin qeveritar, ne bëjmë nderime në këto tri vende simbolikë, të rezistencës të luftës në Kosovë, të sakrificës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi”.

”Kjo ditë e sotit është e veçantë, sepse këtë ditë secili prej neve e kemi parasysh entuziasmin dhe emocionin e qytetarëve të Kosovës në ato ditë qershori ndërkohë që trupat e NATO-s futeshin në Kosovë”.

Kjo datë Hoti thotë se duhet të mbetet gjithmonë kujtim pranë secilit kosovar.

”Ajo është memorja jonë kombëtare që duhet ta mbajmë gjithnjë afër dhe të jemi gjithmonë falënderues për mbështetjen e jashtëzakonshme që kemi pasur nga partnerët tanë ndërkombëtarë për lirinë tonë të cilën e gëzojmë”.