Kryeministri Hoti: Dhuna ndaj grave është një fenomen që duhet të çrrënjoset

Në shënimin e fushatës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ky fenomen duhet të çrrënjoset tërsisht.

Kreu i qeverisë, gjatë një tryeze me gratë, premtoi edhe mbështetje financiare ndaj tyre.

Ai tha se vetëm tash iu janë ndarë atyre 1 milion euro, ndërsa pritet t’iu alokohen edhe një milion tjera.

“Dhunë ndaj grave është një fenomen që duhet të çrrënjoset. Ne e kemi obligim institucional dhe njerëzor për një shoqëri të barabartë, pasi është kauza më fisnike për t’i fuqizuar dhe mbështetur gratë”, tha ai.

Në emër të kopshteve private, Gzime Rexhepi-Çollaku u shpreh falënderuese për mbështetjen e qeverisë karshi tyre.