Maska

Kryeministri Hoti del në Gërmi, por nuk zbaton masat antiCOVID. Reagime të shumta

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është fotografuar duke shkelur njërën nga masat më të rëndësishme anti-COVID, atë të bartjes së maskës në publik.

Teksa po ecte në Gërmi bashkë me familjen, kryeministri nuk e kishte vendosur maskën, për çka një qytetar i rëndomt dënohet me 35 euro gjobë.

Fotografia është shpërndarë nga qytetari Shpat Krasniqi, përderisa e shtron edhe një pyetje “A nuk jemi të gjithë të barabartë para Ligjit?”.

Kryeministri paska dal ne sheti me familje, por per cudi paska harrua te vej masken!!! Gjersa ne, qytetaret, detyrohemi…

Posted by Shpat E. Krasniqi on Sunday, October 18, 2020