Kryeministri Haradinaj pret gjeneralin e Iowa-s, i jep “armatim” si dhuratë

Gjenerali amerikan, Thimothy Orr, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku ka takuar krerët më të lartë të shtetit.

Përveç presidentit Thaçi, Orr ka takuar edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn, nga i cili edhe ka pranuar një dhuratë të veçantë.

Haradinaj në shenjë respekti, i ka dhënë dhuratë disa armë të vjetra.

“Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është reflektim i marrëdhënieve të çmuara që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë merita të jashtëzakonshme ka komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Tymothy Orr, që për tetë vite ka qenë urë e fuqishme lidhëse për avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona, posaçërisht në fushën e mbrojtjes. Gjenerali Orr, me miqësinë e tij të dëshmuar për vendin tonë, ka siguruar vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës. Kosova do të jetë përjetë shtëpia e dytë e Tij. Falemnderit Gjeneral!”, ka shkruar Haradinaj në njoftimin për takimin.