Kryeministri, Ramush Haradinaj është larguar nga takimi i liderëve të shtetit me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Në takim morën pjesë dy zyrtarët amerikanë John Erath dhe Berkley, ndërkaq takimi është duke u mbajtur në presidencë.

Haradinaj është larguar, përderisa takimi po vazhdon edhe më tutje me Thaçin.

Kryeministri pas largimit nuk ka pranuar të flas për media.