Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj kalon të dielën në bjeshkët e veriut të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj këtë të diel së bashku me bashkëpunëtorët e tij nga Mitrovica kanë vizituar bjeshkët e Shalës.

Në foto me Haradinajn shihet edhe AsllanIsufi, drejtori i Drejtorisë së Mjedisit, i cili ka konfirmuar se bashkë me kryeministrindha bashkëpunëtorë tjerë kanë vizituar bjeshkët veriore të Kosovës.

“Po sot kryeministri ka vizitu bjeshkët më veriore të Kosovës, më saktë në bjeshkët e Shalës.

Në shoqëri të bashkëpunëtorëve të tij nga Mitrovica”, ka thënë Isufi për kallxo.com

Arsyeja e vizitës sipas Isufit ishte për relaksimdhe për t’i parë nga afër bukuritë veriore të Kosovës.

“Jemi ngjitur deri në majën e quajtur “Maja e Mprehtë” që është në zonën më të thellë në veri të Kosovës”, ka shtuar në fund Isufi.

Ndryshe nga kjo bjeshkë mund të shihet i gjithë territori i Kosovës dhe më gjerë.