Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Haradinaj ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

I pyetur për takimin me nënsekretarin e SHBA-së, David Hale sa ishte në Kosovë, Haradinaj ka thënë se ndihet i nderuar që Hale ka gjetur kohë për të vizituar vendin tonë dhe gjithashtu ka pranuar se kanë pasur disa mospajtime.

“Unë së pari jam i nderuar që kam qenë i ftuar në takim, ardhja e David Hale në Kosovë është një nder për ne pasi që ai është nënsekretar politik global. Është e vërtetë që kemi disa mospajtime në disa tema të caktuara, por është e vërtetë edhe që jemi unik për platformën e dialogut”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se pas takimit me David Hale, kryeminsitri Haradinaj nuk kishte dashur të prononcohej për media. /Ballkani.info