Kryeministri Haradinaj gjatë fjalimit të mbajtur në Akademinë përkujtimore për Ilir Konushefcin dhe Hazir Malajn, ka folur rreth veprimtarisë kombëtare të dy heronjve.

Kryeministri ka shprehur ngushëllimet e tij dhe ka falenderuar familjet e të dy dëshmorëve që kanë marrë vendim për rivarrosjen e dy dëshmorëve në vendin e tyre, Prishtinë.

“Kudo që ishin varrosur, qoftë Kosovë apo Shqipëri, ata do të ishin në vend të vet. Por shfrytëzoj rastin që ti falenderoj të dy familjet për vendimin e tyre” ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info. /Ballkani.info/