Një javë para protestës së 16 shkurtit, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me përfaqësitë diplomatike të BE-së dhe Amerikës në Tiranë.

Në përfundim të takimit, kryetarja e LSI-së u shpreh para medias se në fokus të diskutimit kanë qenë një sërë çështjesh, duke filluar nga integrimi i Shqipërisë deri tek protesta e paralajmëruar e opozitës.

Kryemadhi: Është takimi i dytë që bëjmë, e bëjmë të përvitshëm jo vetëm me ambasadorët e BE por edhe me përfaqësues të Ambasadës së SHBA, si dy institucione që janë partnerë strategjikë të Shqipërisë. LSI ndau opinionet me institucionet ndërkombëtare sa i përket qëndrimit për hapjen e negociatave dhe reformat me të cilat duhet të ecim më shpejt.Sot Shqipëria më shumë se kurrë është shumë vonë në procesin e integrimit europian dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk ka asnjë drejtim tjetër.

-A u disktua mbi protestën e opozitës?

Kryemadhi: Protesta e 16 shkurtit nuk është vetëm në tryezën e Ambasadorëve por në tryezën e çdo shqiptari./Express