Takimi

Kryekuvendari Konjufca pret në takim zv. Presidentin e UEFA-së, Armando Duka të shoqëruar nga presidenti Agim Ademi

I pari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim Armando Doka, presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, njëherit edhe të sapozgjedhurin si zv. Presidenti i UEFA-se.

Gjatë këtij takim tepër miqësore, ku Duka ishte i shoqëruar nga Agim Ademi, i pari FFK-së, u fol për të arriturat e futbollit si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri si dhe për mundësitë qe na presin nëse vazhdojmë të bashkëpunojmë.

 Ja postimi i z. Glauk Konjufca:

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim kryetarin e FSHF-së, Armand Duka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), njëherësh zv/president i UEFA-s, Armand Duka, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës si dhe duke e uruar për zgjedhjen zv/president të UEFA-s, kryetari Konjufca përgëzoi kreun e FSHF-së për arritjet e deritashme të kombëtares së Shqipërisë në futboll, sidomos për sukseset e mëdha të në garat e fundit për Euro 2024.

“Kombëtarja shqiptare e futbollit është modeli më i suksesshëm i asaj se çfarë mund të arrijmë kur jemi të bashkuar në forca, ide dhe qëllime. Ajo na ka bërë të gjithëve krenarë”, theksoi kryetari Konjufca.

Kryetari i FSHF-së, Armand Duka falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë e miqësore si dhe për diskutimin e hapur lidhur me zhvillimin e sportit në Kosovë dhe Shqipëri.

Në takim u diskutua po ashtu për zhvillimin dhe sukseset e futbollit në Kosovë, mbështetjen që Qeveria e Kosovës i jep futbollit, duke u ndalur edhe te bashkëpunimet e mëtejshme në projekte dhe politika konkrete mes dy federatave.

Gjatë vizitës kryetari i FSHF-së, Armand Duka, shoqërohej nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.