Kryeinfermierja Arta Sejdiu i kërkon falje Eliza Hoxhës dhe e fshinë postimin

Kryeinfermieria e Klinikës së Pulmologjisë, Arta Sejdiu, e cila gjatë ditës së sotme kërkoi nga deputetja Eliza Hoxha që të dëshmoj që ajo ka thyer vetëizolimin për shkaqe shëndetësore kërkon falje publike.

Sipas saj, ajo ka ndodhur sepse një infermiere që kishte thyer vetëizolimin ishte dënuar me 1000 euro gjobë dhe ajo vetëm kërkon që të trajtohen të gjithë të njësoj.

Për më tepër, Sejdiu i uron shërim të shpejtë jo vetëm Eliza Hoxhës por të gjithë atyre që janë infektuar me Covid-19.

Postimi i plotë:

Une me mengjes postova ne lidhje me daljen e Eliza Hoxhes ne qytet! Nuk shkoj as 5 minuta, me treguan arsyen e daljes se saj, dhe menjehere e fshiva. Mirepo mediat, te cilet i kam lutur t’a fshijne postimin, e kishin marre dhe plasu sikur lajm! Kush me njeh, me njeh mire. Nuk jam joprofesioniste, mundohem te jap maksimumin per punen qe e bej! Une e kam pasur vetem nje qellim! Te trajtohemi te gjithe njejte. Nje infermiere eshte denuar 1000 euro, dhe si komunitet kemi qene te irituar!

Une jo vetem Elizes, por te gjithe te prekurve ju uroj sherim sa me te shpejte, dhe i lus qe te izolohen. Edhe nese kane nevoje per ndihme, le t’i shfrytezojne autoambulancat!

E falenderoj per raport, dhe siq kam kerkuar te na e mbylle gojen, ashtu beri!

Andaj, i kerkoj falje per shqetesimin, po vazhdoj te ndihem keq por vetem per Elizen, jo per ata qe me kane ofenduar! E ajo nese eshte ndier e lumtur qe me ofenduan, pa qene e ofenduar nga une, atehere le te mbetet ne ndergjegjen e saj!

Une kurre nuk kisha lejuar t’a ofendoje dikush publikisht!

Shpresoj, qe eshte nisme e mbare kjo, qe edhe te tjeret te marrin mesim, dhe te raportojne tek votuesit e vet!

Shnet per te gjithe!