Kryebashkiaku i Mariupolit: Trupat ruse po i mbajnë peng pacientët dhe mjekët

Kryetari i Bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, deklaroi se trupat ruse po mbajnë pengje dhe pacientët në spitalin e qytetit.

“Ne kemi marrë informacione se ushtria ruse ka marrë spitalin tonë më të madh dhe se pacientët dhe mjekët tanë po përdoren si pengje”, tha ai, duke shtuar se informacioni u konfirmua edhe nga guvernatori i rajonit të Donjeckut. “Sipas informacioneve tona, atje janë 400 persona”, tha Orlov, transmeton Demokracia.com.

Orlov i tha CNN-it se beteja të shumta po zhvilloheshin në rrugë dhe se situata ishte e frikshme dje.

“Ata po e shkatërrojnë qytetin. Për shembull, dje numëruam 22 avionë që bombarduan qytetin tonë dhe të paktën njëqind bomba u hodhën. Dëmi është i tmerrshëm”, tha kryebashkiaku i Mariupolit.

Ai ka konfirmuar se nuk kanë kontakte me pengjet në spital. Sipas zyrtarëve të qytetit, rreth 2,000 makina u larguan nga Mariupoli sot, por Orlov vëren se midis 350,000 dhe 400,000 njerëz kanë mbetur.