“KRU Prishtina” tregon sa para ia kanë borxh bizneset të cilat tash obligohen të iu shërbejnë ujë klientëve

Shtatë milionë euro borxh sektori i bizneseve ia ka “KRU Prishtina”, për shërbimet e ujit.

Kështu ka deklaurar Arjeta Mjeku, zëdhënëse “KRU Prishtina”.

“Borxhi total i të gjitha kategorive, për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit është afro 50 milionë euro. Borxhi total i sektorit të amvisërisë për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 40 milionë euro. Borxhi total i sektorit të bizneseve të vogla e të mëdha është mbi 7 milionë euro (mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha)”, ka thënë Mjeku për Lajmi.net.

Qeveria e Kosovës me vendim e ka obliguar gastronominë që t’i shërbejë me ujë të pijshëm të gjithë konsumatorët.

E nga ky sektor kanë pretenduar se gjithmonë e kanë kryer këtë detyrë ndaj konsumatorit.