Kroi me emrin e Hilmi Haradinajt që shuan etjen e mijëra banorëve në varfëri të skajshme

Më 18 qershor të vitit 2018 ai i mbylli sytë përgjithmonë, por pas vetes la kujtimin e paharruar për kontribun e madh që dha për kombin, shtetin dhe familjen.

Hilmi Haradinaj, baba i dëshmorëve të Kombit, Luanit,  Shkëlzenit e Enverit, njëherit babai i ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, mbahet mend si atdhetar i jashtëzakonshëm që nuk kurseu asgjë nga vetja dhe familja.

Jeta e tij ishte edhe humanizëm dhe kjo po dëshmohet edhe pa shkuarjes së tij në amshim.

Kjo fotografi tregon se si emri i tij është shënuar në një projekt humanitar diku në një zonë të largët e të ‘pushtuar’ nga varfëria.

“Hilmi Haradinaj” shkruan në kruan që mundëson të vafërit ta shuajnë etjen, gjë që flet shumë për trashegiminë e tij.

Hilmi Haradinaj në një dokumentar të realizuar në vitin 2013, pati treguar për ndihmën që ai ua jepte djemëve të tij në ofensivat kundër ushtrisë serbe, e sidomos në dy momentet e rrethimit të shtëpisë së tyre, në fshatin Gllogjan të Deçanit. /Ballkani.info/