Futbollisti i njohur kroat, Luka Modriq, luajti të shtunën ndeshjen e fundit në Bernabeu me fanellën e Real Madridit.

Njeriu që kaloi 13 sezone në Real Madrid dhe fitoi 28 trofe me klubin mbretëror mori një ovacion të madh në lamtumirën e tij, shkruan Ballkani.info.

Pas lamtumirës prekëse të legjendës së Realit, portali spanjoll “As” publikoi edhe pamjet e papara më parë të kroatit nga autobusi i klubit.

Në një video, Luka është ulur pranë Lucas Vazquez dhe shpërthen në lot ndërsa shikon celularin e tij.

“Do të thyejë zemrat e shumë njerëzve: skena e papërshkrueshme e ardhjes së Modriqit në Bernabeu. Të shtunën, Luka Modriq luajti për herë të fundit në Bernabeu me fanellën e Real Madridit. Kjo skenë me Lukas është bërë virale”, shkruan “As”. /Ballkani.info/

Luka was crying going to the Bernabéu 😭💔 pic.twitter.com/49PcDPCiKD

— Ele 💔 (@EleModric) May 25, 2025