Vateropolistët e ekipit serb të Cervena Zvezdës janë sulmuar sot në një kafeteri në Split të Kroacisë.
Siç raportojnë agjencitë, policia e Splitit pak pas mesditës ka marrë njoftim se në Riva është sulmuar një burrë, i cili i ka marrë disa goditje.
Atij i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa policia është vënë në kërkim të pesë personave që i kanë sulmuar vaterpolistët, transmeton Ballkani.info.
Ndërkaq, katër persona të rinj me fanella të Cervena Zvezdës ishin ulur në një kafeteri në Riva. Nuk ka kaluar shumë kohë para se atë të sulmoheshin, të cilët më pas kanë ikur. Njëri prej tyre është hedhur në det për të shpëtuar.
“Kemi marrë njoftim, mirëpo me të dalë në vendin e ngjarjes nuk i kemi hasur sulmuesit, ndërsa djaloshin që është hedhur në det e kemi dërguar deri tek hoteli”, kanë thënë për Index.hr policia e Splitit.
Në anën tjetër, presidentit i federatës serbe të Vaterpolos, Viktor Jeleniq ka thënë se konferenca për media do të mbahet në orën 17 në Beograd kur do të bëhen të ditur më shumë informacione.
Sipas tij, janë sulmuar Dushan Vasiq dhe Millosh Maksimoviq, si dhe portieri Aleksandro Kralj, i cili është hedhur në det. /Ballkani.info/







