Kroacia merr dritën jeshile nga KE-ja për të hyrë në zonën Schengen

Gjashtë vjet pasi Kroacia iu bashkua Bashkimit Evropian, shteti ballkanik po merr dritën jeshile nga Komisioni Evropian për të hyrë në zonën e bllokut për lëvizje pa pasaporta, Schengen.

Kroacia ka vazhduar të plotësojë të gjitha kriteret e Schengenit, ka thënë Komisioni në një deklaratë në Bruksel të martën. Tani është radha e Këshillit Evropian për të nënshkruar pranimin e Kroacisë.

“E përgëzoj Kroacinë për përpjekjet e saja dhe përkushtimin për të plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për t’iu bashkuar Schengenit”, ka thënë presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker, raporton “Bloomberg”.

“Për këtë arsye besoj se shtetet anëtare do të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur në mënyrë që Kroacia të bëhet anëtare e plotë e Schengenit”.

Anëtarët tjerë të BE-së, Rumania e Bullgaria, që i janë bashkuar bllokut më 2007, ende janë në pritje që t’i bashkohen zonës më të madhe botërore të lëvizjes së lirë.

loading…