Kroacia i kthen disa nga masat antiCOVID, nga 13 korriku maskat obligative

Faqja zyrtare e qeverisë kroate për koronavirusin, koronavirus.hr, i ka paralajmëruar turistë në anglisht se nga data 13 korrik, maskat janë të detyrueshme në institucionet e kujdesit shëndetësor, transportin publik, në dyqane, për punonjësit e industrisë së mikpritjes që përgatisin dhe shërbejnë ushqim dhe pije, shkruan Demokracia.com.

Në faqe thuhet gjithashtu se nga 10 korriku, të gjithë organizatorët e tubimeve me më shumë se 100 pjesëmarrës duhet të respektojnë masat e veçanta.

Nëse ju duket sikur jeni kthyer një vit mbrapa, kjo ndodh sepse e keni bërë.

Gjegjësisht, “faqja zyrtare e qeverisë për informacion në kohë dhe të saktë për koronavirusin” në raportet për shifrat e koronës në gjuhën angleze publikon informacione të vjetra për masat, të cilat janë fjalë për fjalë njëvjeçare.

Kështu, një turist që përpiqet të marrë informacion në “faqen zyrtare të qeverisë për informacion në kohë dhe të saktë”, do të marrë informacionin se do të duhet të mbajë maskë, për shembull në një dyqan, e cili nuk ishte e detyrueshëm në Kroaci për një vit e gjysmë. /Demokracia.com/