LAJMI I MIRË: Kroacia i del në ndihmë Kosovës, ia dhuron 10 mijë vaksina për Covid-19

Kryediplomati kroat, Gordan Grlic-Radman ka bërë me dije se do t’i dhurojnë 10 mijë vaksina kundër Covid19, në Kosovë. Këtë lajm, ministri Radman e ka bërë me dije pas takimit me ministrën Gërvalla.

Fillimisht, ministri kroat është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Nga ana e saj, Gërvalla e ka quajtur tejet produktiv takimin me kryediplomatin kroat, Gordan Grlic- Radman.

Gërvalla ka përmendur faktin se Kroacia ka mbështetur në vazhdimësi shtetin e Kosovës, në sfera të ndryshme.

“Në këtë takim kemi folur edhe për integrimet euroatlantike dhe nevojën që kemi për konsultimet e vazhdueshme në rrugën drejt institucioneve euroatlantike, dhe jemi të përkushtuar si Republikë e Kosovës të fillojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimet e përvojave edhe në këtë drejtim. Kemi biseduar edhe për bashkëpunimet në rrafshe të ndryshme”, ka thënë Gërvalla.