Kroacia dëbon 18 diplomatë rusë

Kroacia këtë të hënë ka vendosur dëbimin e 8 diplomatë rusë dhe gjashtë anëtarë të personelit administrativ dhe teknik.

Ministria kroate e Punëve të Jashtme, i ka dorëzuar një letër ambasadorit rus, Andrej Nesterenko, duke e informuar Rusinë për reduktimin e numrit të personelit diplomatik dhe atij teknik të Ambasadës në Zagreb.

“Kroacia i dorëzoi të hënën një notë ambasadorit rus Andrej Nesterenko duke e informuar Rusinë për reduktimin e numrit të personelit diplomatik dhe administrativo-teknik në Ambasadën në Zagreb”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Me këtë vendim Kroacia u është bashkuar një numri shtetesh evropiane si Polonia, Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Greqia, Bullgaria, Suedia e të tjera.

Sllovenia fqinje po ashtu ka dëbuar 33 diplomatë. Ndër të tjera, MPJ ka dënuar agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës, duke kërkuar që Rusia të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet.