Në Rusi situata duket kritike gjatë 24 orëve të fundit, në një kohë kur shumë vende të Evropës po bëhen gati të lehtësojnë masat shtrënguese të marra në kuadër të krizës së koronavirusit.

Brenda 24 orëve, vendi raportoi 10,633 raste të reja me virusin korona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 134,687, ku shumica e viktimave raportohet të jenë nga kryeqyteti i vendit, Moska.

Gjithashtu, si pasojë e Covid-19 brenda ditës ndërruan jetë 58 persona duke e rritur bilancin total të viktimave në 1,280.

Pavarësisht masave të rrepta të marra për të ngadalësuar përhapjen e virusit, numri i të infektuarve në vend po rritet me ritme alarmuese për disa ditë radhazi.

Me më shumë se 62,600 të infektuar, Moska është pjesa më e goditur nga epidemia në Rusi, duke arritur gjysmën e bilancit total kombëtar.