Kriza energjetike nuk po i ndahet Kosovës, paralajmërohet shtrenjtimi i energjisë deri në 50%

Mosekzekutimi i subvencionit prej 100 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës para pak muajve tash mund t’i kushtojë Kosovës deri në 5 milionë euro në ditë import, ose mund të sjellë shtrenjtim.

Kjo pajisje që prodhon rrymë u bë e shfrytëzueshme prapë.

Kosovarët prej ditësh po përballen me reduktime të energjisë elektrike.

E që të kjo të parandalohej, Zyra e Rregullatorit kishte propozuar një subvencionim prej 100 milion euro nga shteti i Kosovës.

Këto mjete qeveria i ndau që të blihet energji më e lirë, por që nuk u ekzekutuan asnjëherë.

Nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) thonë se edhe në rast se kjo ndodhë, tash është vonë.