Kriza energjetike në Kosovë, KESCO u dërgon mesazhe qytetarëve

“APEL PER KURSIM. Kriza energjetike globale po afekton edhe Kosoven. Per nje dimet me te lehte, filloni ta kurseni energjine elektrike”, thuhet në mesazhin që KESCO po ua dërgon qytetarëve.

Sot, kompania kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për t’u përballur me krizën energjentike, në të cilën thotë se Kosova është futur tash e një muaj.

Tregu energjetik evropian, pjesë e të cilit është edhe Kosova, po përballet me çmime pesëfish më të shtrenjta në raport me vitin e kaluar, thotë KEDS-i.

Mundësitë financiare, KEDS-i thotë se janë shterur deri në fund si pasojë e përballjes me çmime të larta.