Kritikuesit e deputetit të PDK-së Zeka i quan rrugaç: Nëse presidentja ka mbetur me mbrojtë ju, vaj halli për të

Gazetari Milaim Zeka, ka komentuar deklaratën e djeshme të deputetit të PDK-së, Ardian Kastratit dhe kritikat kundrejt tij.

Zeka ka thënë se Kastrati bëri gabim të madh dje ku indirekt përqeshi zonjën Osmani për peshën e saj, por sipas tij, disa rrugaç kanë dalë në mbrojtje të Vjosa Osmanit dhe kësisoj është njëjt sikur në plagën e trupit të të kafshojë një qen i tërbuar.

Ai thotë se nuk ka shprehje më të mirë për këtë rast, sesa thënia e popullit tonë “muti nuk lahet me shurrë”.

Postimi i plotë:

Po shoqeri e çoroditur jemi

Ardian Kastrati, deputet i Kuvendit te Republikes te Kosoves, beri nje gabim te madh dje, ku indirekt perqeshi zonjen Osmani per peshen e saj. Aspak mire nuk eshte ndjere me kete shkrim edhe gruaja ime, si dhe vajzat e mia.

Ama, mu çu do rrugaç e me mbrojte Vjosa Osmani, eshte njesoje sikur ne plagen e trupit me te kafshu nje qen i çartun.

Vetem ne Kosove ndodhe qe drogirashi me fole kunder droges, hajni kunder hajnise, i felliqti kunder felliqesirave. Keta njereze qe po protestojne, nuk e kane hallin e presidentes, po hallin e hybythjes te pushtetit, qe eventualisht mujshin ne kete kohe krize me marre nga pushtetaret e rinje, gjoja ne emer te mbrojtjes te personalitetit te presidentes.

Nuk ka shprehje ma te mire per kete rast, se sa thenja e populli tone: ”Muti nuk lahet me shurre”!!!

Nese presidenteja ka mbetur me mbrojte ju, vaj halli per te…!!!