Kritikat se u hoq dorë nga kërkesa për njohje, Kusari-Lila: Serbia na njeh vetëm nëse rikthehet ideja e shkëmbmit të territoreve

Shefja a Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen e arritur në Ohër. Sipas Kusarit në këtë marrëveshje është bërë barazim i palëve dhe se ka referencë në emër të shteteve dhe jo “Prishtinë-Beograd” siç thuhej më herët.

Sipas saj, nenet e para të marrëveshjes e paraqesin subjektivitetin e plotë të shteteve.

Sa i përket kritikave se Kosova ka hequr dorë nga kërkesa për njohje, Kusari-Lila ka thënë se Serbia është e gatshme që ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse kthehet në tavolinë ideja e shkëmbimit të territoreve meqë do të arsyetohej se merr diçka nga Kosova.

Por thotë se një ide e tillë është e rrezikshme dhe prandaj s’merret askush më.

“Sot nëse kthehet në tavolinë shkëmbimi territorial, Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën, sepse thotë mora dicka. Por kjo ka qenë qasje e rrezikshme edhe për të gjithë rajonin”, ka thënë Kusari-Lila./Express/