Të shtëna me armë zjarrin kanë ndodhur në lagjen ‘Parruce’ të Shkodrës para pak minutash.

Dy grupe me 2 makina kanë shkembyer zjarr me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve të policisë dyshohet se 2 mjete kanë qenë në lëvizje dhe një person nga mjeti tip fuoristradë ka qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër.

Autorët janë larguar policia po punon për identifikimin e kapjen e tyre.

Janë sekuestruar disa gëzhoja në vendngjarje.