Nëna e adoleshentit grek, që u rrëmbye disa vite më parë nga banda e shqiptarit Esmin Ferhati, i njohur ndryshe me nofkën Esko, ka rrëfyer për ERT News ngjarjen.

Asokohe adoleshenti ishte vetëm 17 vjeç. Ajo tha se Esko dhe grupi i tij morën peng djalin e saj, e lidhën në një pemë dhe e detyruan t’i jepte çelësat e shtëpisë dhe t’i tregonte adresën. Pasi shkuan në shtëpi për të grabitur para dhe florinj, rrahën në mënyrë brutale bashkëshortin e saj.

E ëma e adoleshentit shprehet më tej se gjithë këto vite kishte frikë, pasi autorët nuk ishin kapur, ndërsa e cilësoi Eskon kriminel të dhunshëm.

“Prisnim me padurim arrestimin e tyre, sepse kemi besim te policia”, tha nëna e adoleshentit.

“Ata morën gjithçka. Na thanë se kanë fëmijën tonë. Na rrahën shumë keq, sidomos burrin tim”, tha Papadakou.

Esko u arrestua dy ditë më parë bashkë me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit antidrogë. Mes të arrestuarve është edhe një police praktikante, që informonte bandën për lëvizjet e policisë.