“Kriminel lufte”, Serbia i del në mbrojtje Putinit: Një lider i zgjedhur në mënyrë demokratike

Serbia i ka dalë në mbrojtje liderit rus pasi ky i fundit u cilësua nga presidenti amerikan Joe Biden kriminel lufte.

Reagimi vjen nga ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro-ruse.

Fjalët e Biden-it janë fyerje për Rusinë tha Vulin sot i cituar nga Tanjug.  Sipas ministrit serb, Putin është një lider i zgjedhur në mënyrë demokratike në një vend sovran.