Krimi në Gllogjan/ K9 del në vendin e ngjarjes, po punohet për t’i rënë në gjurmë autorit

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar për IndeksOnline se në vendin e krimit ka dalë K9 (njësiti me qen) i cili po bënë përpjekje për të rënë në gjurmë të të dyshuarit.

Ai tha se policisë Rajonale të Pejës i kanë dalë në ndihmë edhe ato të Prishtinës të cilat së bashku po punojnë për të zbardhur rastin.

“Dyshimet e para bazuar në hetime, tregojnë se sulmuesi i autobusit mund të ketë qenë i vetëm, në kryerjen e veprës”, ka thënë Elshani.

Shoferi i autobusit dhe dy studentë janë konfirmuar si viktima të këtij akti kriminal./IndeksOnline/