Shqipëri

Krimi në Durrës, identifikohet viktima, shoku i Emiljano Shullazit. Emri

Zbulohen detajet e para për ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Durrës, ku një i i vrarë një i plagosur janë gjetur në një automjet në Durrës.

Viktimat janë gjetur në një automjet tip “Audi” me targa AA 857, në Lagjen nr 13, Plazh.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima është nga Vlora, i identifikuar si Edison Harizaj, i njohur si shoku i Emiljano Shullazit.

Ndërsa gjendja e të plagosuri është e rëndë.

Mësohet se në Shëna Valsh, është gjetur një automjet i djegur, që dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje janë gjetur edhe disa gëzhoja, ndërsa ende nuk ka informacion për motivet dhe rrethanat e këtij krimi.