Krimet e Luftës, nënat gjakovare sot bëjnë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale

Nënat gjakovare në shoqatën “Thirrjet e Nënave” sot në orën 10 do të dorëzojnë në Prokurorinë Speciale kërkesën për kallëzim penal ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Përveq kësaj, ato do të dorëzojnë edhe librin me titull, “E vërteta për krimet serbe”, që sipas tyre, është një monografi me 1000 faqe dëshmi kundër kriminelëve serbë.

Në njoftimin e kësaj shoqate thuhet se ky libër përmban 151 rrëfime të familjarëve të goditur, të cilët dëshmojnë për më të dashurit e tyre.

Kërkesa do të dorëzohen në Departamentin Për Krime Lufte.