Krim i rëndë: E reja vret gruan shtatzënë për t’i marrë foshnjën nga barku

Ka krime dhe krime. Ky mbetet një ndër më të rrallët.

Një gjykatë në Brazil dënoi me 60 vjet burg një grua të re, e cila akuzohet për kryerjen e një krimi monstruoz.

27-vjeçarja, Rozalba Maria Grime, u shpall fajtore nga gjykata për vrasjen e një gruaje shtatzanë me qëllim që t’i vidhte foshnjën nga barku.

Ajo dyshohet se joshi viktimën, të cilën dyshohet se e njihte, dhe më pas e goditi për vdekje me një tullë. Pasi u sigurua që gruaja shtatzanë kishte vdekur, ajo i çau barkun për t’i marrë foshnjën dhe e fshehu trupin e së ndjerës në një furrë.

Gjyqi, i cili zgjati rreth 15 orë, e shpalli fajtore 27-vjeçaren për vrasje të rëndë, tentativë për vrasje të foshnjës, fshehje të kufomës, pengim të drejtësisë, rrëmbim të të miturve dhe mohim i të drejtave të një të porsalinduri.

Krimi tronditës ndodhi në qytetin Canelinha më 24 gusht të vitit të kaluar.

Viktima e këtij krimi monstruez ishte një mësuese e quajtur Flavia Godinhno Mafra, e cila vdiq pasi u godit disa herë në kokë me një tullë.

Gjatë seancës gjyqësore, autorja 27-vjeçare tha se e kishte planifikuar krimin dhe se kishte studiur se si të hiqte një fëmijë të palindur nga barku i nënës.

Ajo gjithashtu tregoi se kishte hulumtuar se si të simulonte simptomat e shtatzënisë dhe lindjes.

Pas krimit, 27-vjeçarja shkoi në spital me partnerin e saj, i cili besonte se ajo kishte mbetur shtatzanë dhe sapo kishte lindur.

Ajo i tha stafit se kishte lindur në rrugë. Mirëpo, stafi i spitalit dyshoi për vërtetësinë e fjalëve të saj dhe lajmëroi policinë.

Partneri i saj fillimisht dyshohej për përfshirje në krim. Megjithatë, ai u lirua nga paraburgimi më 7 tetor të vitit të kaluar dhe u shpall i pafajshëm më 27 korrik të këtij viti.

Prokurori arriti në përfundimin se vërtet mendonte se partnerja e tij kishte qenë shtatzënë.