Epic Games

Krijuesi i aplikacionit Fortnite nuk mund të zhvillojë më aplikacione për iPhone dhe iPad

Apple ka mbyllur llogarinë e Epic Games në App Store për shkak të një beteje ligjor ee cila ka nisur mes dy kompanive mbi sistemin e pagesave të Epic në lojën Fortnite.

Apple e ka larguar lojën nga App Store pasi kjo e fundit ofroi çmime të lira të monedhës virtuale nëse blerjet bëhen nga sistemi i pagesave të Epic duke anashkaluar komisionin 30%.

Epic thotë se komisioni është i padrejtë. Kompania paditi Apple pasi i hoqi lojën nga App Store.

Mbyllja e llogarisë do të thotë se Epic nuk mund të krijojë aplikacione për iPhone dhe iPad. Kompania e ka quajtur Apple një monopol me mbi 1 miliardë përdorues.

Nga ana tjetër Apple thotë se Epic ka përfituar nga App Store dhe sot është shndërruar në një biznes multi miliardësh.

Epic nuk është krijuesi i parë i aplikacioneve që ankohet për komisionin e Apple, por mbase është një prej më të mëdhenjve.