Kreu i “Plisave” dyshon se Prishtina i ka shitur ndeshjet ndaj St Josephsit, akuzon edhe Josën

Kreu i tifozëve “Plisa”, Albert Kastrati përmes një postimi në Facebook është i zemëruar me eliminimin e Prishtinës nga faza parakualifikuese në Ligën e Evropës.

Ai dyshon se Prishtina ka shitur të dyja ndeshjet ndaj klubit nga Gjibraltari, St Josephs, që vazhdoi tutje duke fituar me rezultat të përgjithshëm prej 3 me 1.

“Nuk e meritojnë Plisat, nuk e meritojnë qytetarët e Prishtinës me ja hup krenarinë klubit tonë. Unë mendoj që klubi jonë e ka shitë lojën, si brenda si jashtë, e dyshimet e mia forcohen edhe më shumë kur kemi trajner Josën. Boll më, marre”, ka shkruar Kastrati.

loading…