Arian Zeka

Kreu i Odës Amerikane: Kosovës i duhen 30 vjet për të arritur nivelin e jetës në Bullgari, shtetit më të dobët të BE-së

Arian Zeka, kreu i Odës Ekonomike Amerikane ka folur rreth situatës aktuale ekonomike në vendin tonë.

Zeka tregoi disa çështje, duke vënë thelbin te vetëkënaqësia jonë rreth asaj se sa po rritemi.

Sipas tij, normat e rritjes që janë pozitive po na shtojnë kënaqësinë joreale.

Ai shton se vendit tonë do t’i duhen edhe 30 vjet të tjera me rritje të kësaj natyre që të arrijë nivelin e jetesës që e ka shteti më i dobët aktualisht i BE-së Bullgaria.

Këto deklarime i tha në Pressing, aty ku sonte po diskutohet rreth asaj se: pse s’po ecën ekonomia?

VIDEO BONUS: