Pas deklaratave të mjekëve francezë të cilët propozuan që pacientët afrikanë të përdoren për testimin e efikasitetit të vaksinave të reja kundër koronavirusit, ka reaguar drejtuesi i OBSH-së, duke i cilësuar raciste dhe të turpshme.
“Mbetjet e mendësisë koloniale duhet të marrin fund”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Duke iu referuar deklaratave të mjekëve francezë që thanë se vaksinat e Covid “duhet të testohen në Afrikë”, drejtori i OBSH-së, tha: “Me thënë të vërtetën, u tmerrova kur e dëgjova”.
“Nëse duhen bërë teste diku njerëzit duhet të trajtohen si të barabartë. Tashmë duhet të marrin fund deklaratat e mbetura nga mentaliteti kolonizues. Të dëgjosh deklarata të tilla nga shkencëtarë në shekullin e 21-të është e turpshme dhe e frikshme. Ne deklarojmë në mënyrën më të fuqishme këto deklarata.
Mbetjet e mendësisë koloniale duhet të marrin fund. Është befasuese të dëgjosh shkencëtarë që bëjnë të tilla deklarata raciste në shekullin e 21-të. Për çdo vaksinë ose terapi që do testojmë do ndiqen të njëjtat rregulla, qoftë për Evropën, Afrikën, apo kudo”, tha Ghebreyesus.







