Kreshnik Smajlaj është zgjedhur Kryetar i Degës së AAK-së në Prishtinë, duke vulosur besimin e madh që qytetarët dhe strukturat e partisë kanë ndaj vizionit, punës dhe përkushtimit të tij.
Si asambleisti më i votuar i AAK-së në Prishtinë dhe një sipërmarrës i suksesshëm e i respektuar, Kreshnik Smajlaj përfaqëson modelin e lidershipit modern: afër qytetarëve, me rezultate konkrete dhe me energji të re për ndryshim.
Me përvojën e tij në menaxhim, zhvillim dhe organizim, pritet që ai ta çojë AAK-në në një tjetër nivel në kryeqytet, duke forcuar strukturën, afruar profesionistë e të rinj dhe kthyer Prishtinën në një bastion të fuqishëm të vizionit dhe vlerave të Aleancës.







