Krerët shtetërorë të Kosovës heshtin për afganët, flasin vetëm për mediat e huaja

Se ku do të vendosen ende nuk dihet.

Por Kosova tashmë është e gatshme për të pritur grupin e parë të refugjatëve afganë.

Në bashkëpunim me administratën amerikane, koha e ardhjes së tyre do të kuptohet brenda pak ditëve.

Këtë afat e dha presidentja Vjosa Osmani, në një prononcim për mediumin britanik, Sky News.

“Ne do ta dimë këtë me siguri kah fundi i kësaj jave, sepse janë shumë komplikime sa i përket sigurimit të transportit të tyre. Nuk është aq e thjeshtë sa duket. Nuk është se këta njerëz mund vetëm të largohen”, deklaroi ajo.

Kjo është hera e dytë që shefja e shtetit, flet për këtë çështje në mediat e huaja.

Por, deri tash këtë nuk e ka bërë në ndonjë të vendit ku bartë postin. Pyetjeve për temën më të përfolur të këtyre ditëve, as ajo e as kryeministri nuk iu përgjigjën të premten pas ngjarjes së dhurimit të vaksinave nga Amerika.

Të kontaktuar për këtë nga Klan Kosova, nga stafi i presidentes thanë se kjo është çështje e ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ndërkohë as nga ekzekutivi, nuk kthyen përgjigje për këtë proces