Krerët e shtetit të Kosovës marrin pjesë në shënimin e 28 Nëntorit të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë (FOTO)
Krerët e shtetit të Kosovës, kryekuvendari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj po marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit.
Në këtë organizim po marrin pjesë edhe personalitete tjera nga politika, shoqëria civile, kultura, sporti, etj.
Në organizimin e përvitshëm të Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nentorin, kryeministri Haradinaj është parë i shoqëria nga bashkëshortja Anita dhe djali i madh, Gjini, raporton Ballkani.info.
Në 106 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në të gjitha trojet shqiptarë janë organizuar manifestime dhe janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit dhe personaliteteve të shquara shqiptare. /Ballkani.info/