Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj e ka dhënë një lajm të jashtëzakonshëm për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Ai ka bërë të ditur se krerët e partive politike atje kanë vendosur që në zgjedhjet parlamentare në Serbi që pritet të mbahen në mars, kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme zgjedhore.
Postimi i plotë i Cakajt:
Një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen ????????????…
Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kesaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare në përgjithësi.
Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti.







