Krejt çka dihet deri më tani, për të shtënat që plagosën tre persona në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së shtunës në Pejë. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar. Viktimat janë babë e bir dhe nip, ndërkohë, Policia ka arrestuar të dyshuarin lidhur me këtë rast.

Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe një është arrestuar, mbrëmjen e së shtunës në Pejë.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, dy prej viktimave janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërkaq njëri nga ta në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 21:00 në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Pejë ka pasur gjuajte me armë zjarri ku tre persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë janë duke u dërguar në QKUK kurse tjetri në spitalin rajonal të Pejës”, kanë deklaruar nga Policia.  

I dyshuari plagosi me armë zjarri babë e bir nga Peja, Sh.D dhe A.D. nga e gjithë kjo ngjarje pësoi edhe nipi i Sh.D., F.D., i cili mbeti po ashtu mbeti i plagosur

Ndërkohë, pas pak kohe, policia arrestoi edhe të dyshuarin lidhur me këtë rast. I dyshuari është djali i një biznesmeni nga Deçani.

Djali i biznesmenit deçanas, A.R – M.R, plagosi me armë zjarri babë, bir e nip nga Peja, Sh.D dhe A.D. Nga e gjithë kjo ngjarje pësoi edhe nipi i Sh.D, F.D, i cili mbeti po ashtu i plagosur.

M.R, djali i biznesmenit deçanas, A.R, është arrestuar nga Policia pas plagosjes së tre personave sonte në Pejë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Veton Elshani.

“Po është arrestuar personi i cili është i dyshuari kryesor për plagosjen e tre personave”, tha Elshani.

Ndërkohë, ende nuk dihen motivet e ngjarjes që tronditi Pejën mbrëmjen e së shtunës.