Krejt çfarë ndodhi në Kongresin Amerikan: Nga kaosi, bombat, deri tek reagimet e ndryshme

Policia ka neutralizuar mbështetësit e presidentit, Donald Trump në Kongresin Amerikan pasi ata thyen një nga ndërtesat më ikonë të SHBA-së, duke përfshirë kryeqytetin e vendit në kaos pasi republikani u kërkoi mbështetësve të luftonin kundër numërimit ceremonial të votave elektorale që konfirmuan fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Pak pas orës 13:00 (sipas orës lokale amerikane) qindra protestues pro-Trump kaluan nëpër barrierat e vendosura përgjatë perimetrit të Capitol Hill, ku ata u përleshën me policë, ku disa i quanin “tradhtarë” që bënin punën e tyre.

Rreth 90 minuta më vonë, policia tha që demonstruesit hynë në ndërtesë dhe dyert e Shtëpisë dhe Senatit po mbylleshin. Pas pak, nënpresidenti, Mike Pence si dhe senatorët u evakuuan.

Një ballafaqim i armatosur ndodhi në derën e përparme të Kongresit, ku një mbështetës i Trumpit u fotografua gjithashtu duke qëndruar në zyrën e Nancy Pelosit.

Gruaja që u qëllua brenda Kongresit Amerikan të SHBA-së gjatë trazirave të mbështetësve të presidentit amerikan, Donald Trump është shpallur e vdekur në një spital të kryeqytetit, Uashington, konfirmoi për CNN-in një zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane.

Shumë oficerë janë plagosur me të paktën një të transportuar në spital, thonë burime të shumta për CNN-in.

Granata tymi u përdorën në anën e Senatit të Capitolit, ndërsa policia po punon për pastrimin e ndërtesës nga protestuesit.

Dritaret në anën perëndimore të Senatit janë thyer dhe qindra oficerë janë grumbulluar në katin e parë të ndërtesës.

Deri më tani janë arrestuar rreth 13 persona. Policia e Capitolit e SHBA-së punoi për të siguruar katin e dytë të Kapitolit së pari dhe u panë pak para orës 5 të pasdites, duke shtyrë demonstruesit nga shkallët në anën lindore të ndërtesës.

Tashmë kanë reaguar presidenti aktual amerikan, Donald Trump dhe presidenti në ardhje, Joe Biden. Gjithashtu kanë fol edhe shumë liderë botëror.

Njëra prej bombave u gjend në një ndërtesë të zyrave të Komitetit Kombëtar Republikan dhe një në kompleksin e Capitol Hillit të SHBA-së, tha një zyrtar federal për zbatimin e ligjit për CNN-in.

Shfaqja mahnitëse e kryengritjes ishte hera e parë që Capitoli amerikan ishte thyer që kur britanikët sulmuan dhe dogjën ndërtesën në gusht të 1814, gjatë Luftës së 1812, sipas Samuel Holliday, drejtori i bursave dhe operacioneve me Shoqërinë Historike të Kapitolit të SHBA.