Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të radhës për konstituim të Kuvendit.
Ai thotë se seanca e sotme, e cila nisi rreth një orë me vonesë, ndodhi për këtë arsye se instruksione kryetarit të Kuvendit i dhanë ose Hekuran Murati ose Albulena Haxhiu.
“Për mendim tim, ata po sharrojnë edhe më thellë në shkelje kushtetuese, por këto pasoja do t’i bartin vetë”, u shpreh Krasniqi.







