Krasniqi viziton babanë e Thaçit: Dielli do të lind përsëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar babanë e ish presidentit, Hashim Thaçi.

Krasniqi tha se në derën prej të cilës, sipas tij, doli lideri i UÇK-së dhe PDK-së, gjeti mikpritje, por edhe mori kurajo për t’i jetësuar idealet e tyre të përbashkëta.

“Dielli do të lind përsëri dhe Baca Haxhi, si ne të gjithë, e pret atë ditë me diell”, shkroi Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Në këtë vizitë, përveç Memli Krasniqit ishte edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku.