Krasniqi: Të trajtohen me dinjitet personat me aftësi të kufizuar, Komunat të ofrojnë kushte për punësimin e tyre!

Deputetja e Kuvendit të Republiës së Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në debatin parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, theksoj se nuk janë përmbushur në mënyrë të plotë të drejtat themelore në kushte të barabarta me të tjerët, si rezultat i angazhimit të ngathët të institucioneve të vendit.

Deputetja Krasniqi, u shpreh se ndër vite ka pasur një angazhim në krijimin e infrastrukturës dhe promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, si në nivel qendror e poashtu edhe në atë lokal, një raport i Komisionit Evropian për Kosovë për vitin 2019, evidenton se ka pasur pak përparim për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe integrimi i tyre në shoqëri.

“Sipas këtij raporti mbetet një sfidë ofrimi i shërbimeve joadekuate shëndetësore dhe qasja e dobët në shërbimet ekzistuese. Me duhet të theksoj faktin se shumë nga shërbimet mbështetëse që kërkohen për të siguruar jetesë të pavarur të Personat me Aftësi të Kufizuara nuk janë në dispozicion në Kosovë. Shërbimet e specializuara rehabilituese, p,sh shërbimet psikologjike, puna sociale, fizioterapia, sigurohen nga Organizatat e Shoqërisë Civile me kapacitete shumë të kufizuara për shkak të pamundësive financiare”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se ekzistojnë disa çështje për t’u adresuar lidhur me pensionimin e personave me aftësi të kufizuara.

“Shuma e pensionit vështirë se mund të kontribuojë në mbijetesën e familjeve të Personave me Aftësi të Kufizuara që zakonisht jetojnë në kushte shumë të vështira socio-ekonomike. Përveç kësaj, ka standarde të ndryshme për kategoritë në nevojë për përcaktimin e sigurimit të pensioneve, gjë që krijon barriera për trajtim të drejtë, ndërsa procedurat burokratike për ri-aplikim për pension mbeten sfiduese për shumicën e rasteve të Personave me Aftësi të kufizuara; kjo paraqet vështirësi edhe për familjet ose kujdestarët e Personave me Aftësi të Kufizuar duke marrë parasysh gjendjen e tyre socio-ekonomike dhe infrastrukturën fizike për qasje në ndërtesat publike”, ka deklaruar ajo

Po ashtu ajo ju bëri thirrje Qeverisë së Kosovës, Kryetarëve të Komunave dhe institucioneve tjera, që t’i trajtojnë me dinjitet personat me aftësi të kufizuar, duke iu krijuar edhe kushte për punësim, gjë që për ta do të shërbente si motiv, shpresë dhe vullnet për jetë.

Më poshtë e gjeni fjalimin e plotë:

E nderuar Kryesuese e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
I nderuar Kryeministër z. Avdullah Hoti dhe ju kabinet qeveritarë,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,

Nisur nga gjendja aktuale e Personave me Aftësi të Kufizuar në vend, konsideroj se nuk janë përmbushur në mënyrë të plotë të drejtat themelore në kushte të barabarta me të tjerët, si rezultat i angazhimit të ngathët të institucioneve tona.

Sot, Personat me Aftësi të Kufizuara, ndihen të diskriminuar me mënyrën e trajtimit nga vetë shteti dhe mos krijimin e kushteve të përshtatshme për ta. E kemi rastin e bashkëpartiakut tim, deputetit të ndëruar z. Fetah Rudi i cili është dashur të asistohet nga të afërmit e tij për të hyrë brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi që as ky si instutcioni më i lartë legjslativ nuk ka krijuar infrastrukturë dhe mundësi të barabarta për qasje brenda tij.
Me problem të njëjtë z. Rudi është ballafaquar për 13 vite edhe në organet lokale, sa ka qenë asambleist në Kuvendin Komunal të Malishevës.

Megjithëse ndër vite ka pasur një angazhim në krijimin e infrastrukturës dhe promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, si në nivel qendror e poashtu edhe në atë lokal, një raport i Komisionit Evropian për Kosovë për vitin 2019, evidenton se ka pasur pak përparim për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe integrimi i tyre në shoqëri. Sipas këtij raporti mbetet një sfidë ofrimi i shërbimeve joadekuate shëndetësore dhe qasja e dobët në shërbimet ekzistuese. Me duhet të theksoj faktin se shumë nga shërbimet mbështetëse që kërkohen për të siguruar jetesë të pavarur të Personat me Aftësi të Kufizuara nuk janë në dispozicion në Kosovë. Shërbimet e specializuara rehabilituese, p,sh shërbimet psikologjike, puna sociale, fizioterapia, sigurohen nga Organizatat e Shoqërisë Civile me kapacitete shumë të kufizuara për shkak të pamundësive financiare.

Nga ana tjetër, sa i përket kujdesit dhe akomodimit afatgjatë, Kosova mbetet një nga praktikat më të mira në rajon me 19 institucione të shëndetit mendor dhe të kujdesit social.

Por, gjithësesi kjo sfidë kërkon vëmendje institucionale të menjëhershme dhe një zgjidhje të qëndrueshme.

Po ashtu ekzistojnë disa çështje për t’u adresuar lidhur me pensionimin e personave me aftësi të kufizuara. Shuma e pensionit vështirë se mund të kontribuojë në mbijetesën e familjeve të Personave me Aftësi të Kufizuara që zakonisht jetojnë në kushte shumë të vështira socio-ekonomike. Përveç kësaj, ka standarde të ndryshme për kategoritë në nevojë për përcaktimin e sigurimit të pensioneve, gjë që krijon barriera për trajtim të drejtë, ndërsa procedurat burokratike për ri-aplikim për pension mbeten sfiduese për shumicën e rasteve të Personave me Aftësi të kufizuara; kjo paraqet vështirësi edhe për familjet ose kujdestarët e Personave me Aftësi të Kufizuar duke marrë parasysh gjendjen e tyre socio-ekonomike dhe infrastrukturën fizike për qasje në ndërtesat publike.