PDK

Krasniqi takon Von Cramon kërkon heqjen e masave për Kosovën: Qytetarët s’duhet të penalizohen nga papërgjegjshmëria e Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka takuar raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, më të cilën ka diskutuar për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend.

Krasniqi përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian në përgjithësi, por edhe ajo veçanërisht, i ka dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Nga raportuesja von Cramon kërkova që ajo të avokoj edhe për heqjen e sanksioneve të BE-së kundrejt shtetit tonë. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të penalizohen padrejtësisht si pasojë e papërgjegjësisë politike të një Qeverie të paaftë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot, në Partinë Demokratike të Kosovës, takova raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendin tonë, duke mos lënë anash as procesin e Integrimit evropian të Kosovës.

Raportuesen von Cramon e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian në përgjithësi, por edhe ajo veçanërisht, i ka dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga raportuesja von Cramon kërkova që ajo të avokoj edhe për heqjen e sanksioneve të BE-së kundrejt shtetit tonë. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të penalizohen padrejtësisht si pasojë e papërgjegjësisë politike të një Qeverie të paaftë.

VIDEO BONUS: Një tjetër hap i rëndësishëm përpara për rrugën Prizren-Tetovë, në Shkup nënshkruhet marrëveshja