Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë ditës së martë ka pritur në takim shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

I pari i PDK-së ka thënë se ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë është lajm i mirë për vendin.

“Pa dyshim, ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit, është lajm i mirë për vendin tonë”, ka shkruar ai.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

“Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës. Për shtetin tonë integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Krasniqi, raporton Ballkani.info.

Postimi i plotë: