Krasniqi: Shqiptarët e Preshevës s’guxojnë t’i tregojnë letërnjoftimet në kufi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar marrëveshjen e arritur për dokumentet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai, në një postim në Facebook, ka shkruar se reciprociteti i Kurtit është që “shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë t’i tregojnë në kufi të Serbisë letërnjoftimet e Kosovës”, sepse sipas tij, në atë çast u konfiskohen dhe fshihen nga regjistrat.

Ndërkaq për serbët e Kosovës, profesori Krasniqi, thotë se mund të hyjnë dhe të dalin me letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.

“A po i thoni qitij idiotizmi reciprocitet?”, ka pyetur Krasniqi në fund.

Postimi i plotë:

Qe qysh është reciprociteti i Kurtit: shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë t’i tregojnë në kufi të Serbisë letërnjoftimet e Kosovës, sepse në çast u konfiskohen dhe fshihen nga regjistrat. Ndërsa serbët e Kosovës, pra të Kosovës, mund të hyjnë e të dalin me letërnjiftimet e lëshuara nga Serbia. A po i thoni qitij idiotizmi reciprocitet?