Ngushëllime

Krasniqi shpesh ngushëllime për Xhavit Ferizin “Raketën”: Do të na mungosh shumë

Pas ndarjes nga jeta të ish-truprojës së Hashim Thaçit, Xhavit Ferizi, ngushëllime ka shprehur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Do të të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik. Si luftëtarin e paepur të lirisë – që në luftë dhe në paqe e kishte të hekurt vendosmërimë. Do të na mungosh shumë, mik i dashur”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Postimi i plotë:

Lamtumirë Raketë!

Jam pa fjalë me ikjen tënde të hershme. Do të të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik. Si luftëtarin e paepur të lirisë – që në luftë dhe në paqe e kishte të hekurt vendosmërimë. Do të na mungosh shumë, mik i dashur.

Ngushëllimet më të thella familjes Ferizi, miqve dhe bashkëpunëtorëve.

Prehu në paqe, Xhavit Ferizi!