Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar sot kandidatin për deputet, Betim Gjoshin pas një intervenimi kirurgjik që ku i fundit kishte.

“Fushata dhe dimri i kanë edhe këto sfidat e veta. Fatmirësisht, Betim Gjoshi e përballoi me sukses ndërhyrjen kirurgjike, edhe pse lëndimi nuk ishte i lehtë”, tha Krasniqi.

“Të kaluara sa më shpejt, Betim! Të presim shëndosh e mirë pranë qytetarëve, të cilët të mbështesin dhe të duan si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar tutje i pari i PDK-së.